Kujdes! Plotësoni fushat e detyruara të shënuara me *.

Ky përllogaritës është ndërtuar për përllogaritjen e dëmshpërblimit në rastet e dëmit ndaj personit me pasojë paaftësinë e përhershme për punë ose me pasojë vdekjen bazuar në Ligjin Nr. 32/2021 “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit”, si dhe sipas specifikimeve të Rregullores Nr.125 “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Info për fushat:
  1. Data e aksidentit*

    “Në këtë fushë plotësohet data e aksidentit sipas formatit Ditë/Muaj/Vit”.

  2. Datëlindja*

    “Datëlindja sipas ID së personit, sipas formatit Ditë/Muaj/Vit”

  3. Gjinia*

    “Gjinia e personit për të cilin kërkohet dëmshpërblimi sipas Rregjistrit të Gjendjes Civile”

  4. Të ardhurat Personale Vjetore në kohën e ngjarjes*

    Totali i të ardhurave të personit gjatë 12 muajve të fundit të vitit. “Në rastin e personave të mitur nën 16 vjeç dhe të papunë do të konsiderohet “Paga minimale zyrtare” në momentin e ndodhjes së aksidentit sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”

    Shembull:

    Të Ardhurat mujore, i papunë 30.000 lekë

    Të ardhurat Personale Vjetore në kohën e ngjarjes = 12 muaj x 30.000 lekë = 360.000 lekë

  5. Koeficienti i Humbjes së Aftësisë për Punë*

    “Ky koeficient përfaqëson “Shkallën e Humbjes së Aftësisë për Punë”, e cila jepet në përqindje.

  6. Numri i Personave në ngarkim*

    “Numri i personave në familje (pa personin e përfshirë në aksident)”

  7. Në Pension ose Jo Në Pension*

    “Statusi i personit të dëmtuar në momentin e ndodhjes së ngjarjes së aksidentit”

  8. Numri i Motrave dhe Vëllezërve*

    “Numri i Motrave dhe Vellezërve sipas rregjistrit të Gjendjes Civile”

  9. Shpenzimet Farmaceutike & Spitalore*
Sqarim për Përllogaritësin:

*Ky përllogaritës bazohet në disa supozime, sipas Rregullores nr. 125 “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Të dhënat e gjeneruara për çdo figurë dëmi janë orientuese dhe synojnë të informojnë përfituesit/përdoruesit mbi vlerën e përllogaritur të dëmshpërblimit.