Kujdes! Plotësoni fushat e detyruara të shënuara me *.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton të interesuarit se, në datat 26 - 27 shkurt 2024, ora 08:30 – 16:30, do të zhvillojë trajnimin edukim në vazhdim për vlerësues dëmesh në sigurime.
Aktiviteti do të ketë një kohëzgjatje prej 16 orësh, sipas kritereve të përcaktuara në Rregulloren Nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”. Për regjistrimin në këtë aktivitet, të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit. Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 22 shkurt 2024, ora 16:30.
Të dhëna shtesë mbi zhvillimin e trajnimit do t’u dërgohen vetëm personave të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Ngarko foto të ID *(Pranohet vetëm formati i imazhit .PNG, .JPG ).Për arsye sigurie foto e ID do të fshihen përgjithmonë mbas procesit të trajnimit.
Politikat e Privatësisë *