Përdorni sipas nevojës shërbimet
Shërbimet e ofruara
Depozitim ankese online
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit informon se pranë tij funksionon njësia për trajtimin e ankesave të personave të siguruar dhe investitorëve. Kjo strukturë trajton në mënyrë të paanshme, me profesionalizëm dhe brenda afateve të gjitha ankesat, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi ia kthen për rishqyrtim subjekteve të tregjeve nën mbikëqyrje, çështjen e ankimuar.
Kontroll i statusit online
Kontrolloni në çdo rast statusin e ankesës suaj dhe afatet në të cilat është shqyrtuar kjo ankesë. Lexoni hapat e ndërmarra nga AMF për rastin tuaj.
Njoftimi me email
Për çdo ndryshim të statusit apo informacion nga AMF do të njoftoheni me email, nga ku ju mund të kontrolloni direkt përgjigjen që AMF ka dhënë për ankesën tuaj.