Kujdes! Plotësoni fushat e detyruara të shënuara me *.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton të interesuarit se në datën 20 nëntor 2023, do të zhvillojë aktivitetin “kualifikim profesional” për broker në sigurime.
Aktiviteti do të zhvillohet gjatë orarit 08:30-16:30 dhe do të jetë pa pagesë për pjesëmarrësit.
Për regjistrimin në këtë aktivitet, të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit, në bazë të cilit do të dërgohen të dhënat në AMF.
Afati i fundit për regjistrim do të jetë data 2 nëntor 2023, ora 16:30.
Të dhëna shtesë mbi zhvillimin e trajnimit do t’u dërgohen vetëm personave të cilët do të kenë kryer regjistrimin.

Ngarko foto të ID *(Pranohet vetëm formati i imazhit .PNG, .JPG ).Për arsye sigurie foto e ID do të fshihen përgjithmonë mbas procesit të trajnimit.
Politikat e Privatësisë *